Jane bere dy jave qe ai eshte larguar nga Shqiperia dhe ndonese duhej te ishte kthyer, kjo nuk ka ndodhur dhe si rrjedhoje, tek Vllaznia vazhdojne t’i bejne planet pa te.
E kemi fjalen per sulmuesin kenian Ismael Dunga. Ai ndodhet serish ne Kenia prane familjes se tij dhe akoma nuk ka nje date te sakte se kur do te kthehet per t’u bashkuar serish me ekipin ne stervitje.
Diten e sotme ka qene drejtori sportiv Matko Djarmati ai qe ka zbuluar faktin se futbollisti ende nuk eshte paisur me pasaporten e tij te re dhe per kete arsye nuk ka ardhur ne Shqiperi.
“Situata me Dungen është e tille se në Kenia funksionojnë disa gjëra ndryshe nga Europa. Ne e kishim planifikuar të vinte sot apo nesër por atje funksionojnë gjërat ndryshe. Jemi në kontakt çdo ditë, nuk e ka marrë ende pasaportën në dorë, kur të marrë atë, e nis me DHL dhe merr vizën shqiptare ne Egjipt e vjen këtu”- ka deklaruar ai.
Pikerisht ne baze te kesaj deklarate, e kupton qarte se sulmit te Vllaznise do t’i duhet edhe disa dite qe te kryeje kete procedure dhe per rrjedhoje, shpresat jane te medha qe ai te kthehet ne vendin tone ne ditet e para te janarit, por me shume mundesi do ta humbase edhe ndeshjen me Teuten sepse nuk dihet nese e ka ruajtur apo jo formen gjate periudhes se qendrimit te tij ne Kenia.
Kujtojme qe Dunga u detyrua te largohej per ne vendin e tij sepse mbarimi i vlefshmerise se pasaportes te tij, nuk ia mundesonte rinovimin e lejes se qendrimit dhe per kete arsye, ai fluturoi drejt Kenias per te bere pasaporten e re./SHKODRA-SPORT.COM/