Skualifikimi turpërues i Barcelonës ka tronditur më së miri themelet e klubit blaugrana.

Ernesto Valverde me shumë mundësi, nuk do të jetë më trajneri i skuadrës në fund të sezonit dhe presidenca ka nisur të kërkojë një teknik të ri.

Sipas asaj që raporton “ESPN”, klubi katalanas po monitorin trajnerin e Ajaksit, Erik Ten Hag.

Ky i fundit ka treguar që ka “ADN-në” e Guardiolës dhe Barcelonës kjo gjë i pëlqen shumë.

ImageGjatë verës spanjollët do të bëjnë të pamundurën për të marrë Ten Hagun, pasi mënyra se si luan simpatizohet shumë nga tifozët e kampionëve të Spanjës.