Skënderbeu dhe Vllaznia zhvilluan një test miqësor përpara fillimit të kampionatit në Korçë, me shkodranët që triumfuan me shifrat 2-3, fale dy golave te shenuar nga Ardit Hoxhaj dhe nje tjetri nga Çoba ne fundin e takimit.

Një vëmendje të madhe nga kjo sfidë e mori edhe atmosfera e krijuar nga tifozët korçarë, të cilët kishin mbushur plotë tribunën. Kuptohet fakti qe ne fushe ishte Vllaznia, kishte ngjallur nje interesim te madh te tyre, duke e konsideruar gati njelloj me ndeshjet e vjetshme te kampionatit te superliges.

Në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, mund të shikohet se si tifozeria e Skënderbeut, brohoret për skuadrën e saj të zemrës, edhe pse ndeshja ishte vetëm një miqësore.

Padyshim, kjo atmosferë do t’i mungojë Superiores në sezonin e ri, me ekipin korçar që në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë.