Shpëtim Duro dhe Alban Bushi, të ftuar në emisionin sportiv, “Qatar N’24” kanë debatuar mbi aktivizimet në Kombëtaren.Duro ka kritikuar ashpër politikat që po ndiqen për lojtarët në Kombëtaren Shqiptare.

Ndërkohë që i është drejtuar Alban Bushit për një nga lojtarët të cilët ka në radhët e tij, Mario Mitaj që është transferuar për shifrën e 3 milionë eurove nga AEK në radhët e Lokomotivës së Moskës

Debati:

Duro: Kemi nevojë për formatim dhe te kombëtarja jonë. Ne kemi shumë lojtarë të mirë te U-21 dhe U-19. Ka shumë prodhim dhe është gjynah që mos t’i aktivizosh.

Bushi: Kemi afruar shumë, po ka akoma normalisht.

Duro: Më fal Alban. Po marr shembull këtë lojtarit Mario Mitaj. Një lojtarë që u transferu te Lokomotiva Moskës për 3 milion euro, ai duhet të jetë në formacion. Kemi nevoj për mbrojtës të majtë.

Bushi: Është thirrur dhe ka marrë minuta me San Marinon.

Duro: Po luajm me Lenjanin që është 33 vjeç, këto duhen marrë dhe futur në formacion.