Shpëtim Duro në pak kohë, ka rikthyer entuziasmin për herë të dytë te kurbinasit.Fillimisht barazmi në Shkodër me Vllazninë (0-0, 9 prill 2022), bileta e finales së Kupës së 70-të të Shqipërisë, fitorja 2-1 me Dinamon për javën e 28-të, supersfida e barazuar pa gola javën e kaluar në Kukës me vendasit, i kanë dhënë qetësinë e duhur ekipit kurbinas të presidentit Pashk Laska.
Trajneri i njohur ndërsa u pyet nga ‘Sportiim.al’ tha se objektivët e kuadrës që ai drejton minimalisht është bileta e Conference League.
Ndaj Tiranës?
“Sigurisht pretendoj të luajmë mirë dhe të fitojmë ndaj Tiranës”.
Perormanca deri tani?
‘Natyrisht jam i kënaqur me atë që po jep skuadra deri tani, shoh seriozitet angazhim, sakrificë e mbi të gjitha dëshirën për të zbatuar ato detyra që unë jap specifikisht.
Tempi i Tiranës..?
“Nuk më intereson se cfarë bën Tirana. Ata janë drejt titullit kampion, tani dihet por ne do të bëjmë detyrën tonë për të arritur objektivin në këtë ndeshje.
Mungesa?
“Në këtë takim mungesa e vetme është Ujka”. (Marrë nga sportiim.al)