Kane mbetur edhe me pak se 72 ore nga fillimi i ndeshjes se kthimit ne mes Vllaznise dhe Linfield dhe shkodranet padyshim qe do te tentojne rezultatin 1-3 te ndeshjes se pare, per te siguruar ne kete menyre kualifikimin per ne turin e dyte.

Klubi shkodran nderkohe permes faqes zyrtare, u ka bere thirrje tifozeve per t’i mbeshtetur ne kete ndeshje, por ne njoftimin e shperndare ka patur vend edhe per nje “bonus” per ta: Abonete e sezonit te kaluar jane te vlefshme edhe per kete ndeshje.

Ja njoftimi i klubit Vllaznia:

“Një ndeshje ku nuk mund të mungoni!

Merr biletën tënde!

Eja edhe Ti!

Vllaznia- Linfield

Të enjten ora 20.45 në stadiumin “Loro Boriçi”

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton gjithashtu që të gjitha abonetë e sezonit të kaluar, janë të vlefshme edhe për këtë ndeshje.

Forca Vllaznia!”