Mario Baloteli duket se ka pritur me padurim kthimin në fushën e lojës për t’u stërvitur e për të luajtur. Edhe pse sulmuesi ka qenë ndër ata që ka insistuar me shumë fanatizëm që njerëzit të mos dilnin nga shtëpitë kur u dha urdhëri që të mos qarkullonin në mes të pandemisë, pranon se e ka pritur me shumë gëzim kthimin në fushë që të ndjehet përsëri futbollist.

“Nëse më pason një top futbolli, nuk di nëse do të arrij ta ndal. Janë dy muaj që nuk prek top me këmbë”, tha duke qeshur sulmuesi në një lidhje në Instagram me Alesandro Matrin duke treguar se sa e vështirë kishte qenë për të karantina.

“Dy javët e fundit më iku truri, pastaj isha vetëm. Vajzën e kam në Napoli, djalin në Zunigo, nëna ime ka një moshë të caktuar, vëllezërit janë në karantinë me fëmijët e tyre dhe unë mbeta i vetëm. U bë një situatë e rëndë. Si ushqehesha? Për fat nuk jam shëndoshur. Tre ditët e para kam ngrënë karton dhe copa muri, nuk di të gatuaj, për fat të mirë porositja jashtë”, vijoi ai.

Sulmuesi e pranon se ka thyer ligjin vetëm për të bërë disa vrapime pranë shtëpisë. “Të them të drejtën, jam stërvitur pak kundër ligjit, por rreth shtëpisë, ku ka një park për të bërë ndonjë sprint. Këtë vit jam përmirësuar, ose vrapoj ose bëj gola”; tha duke qeshur ai. /vipsport