Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24”, të moderatores Enxhi Biba, në “News 24”, foli për triumfin 3-0 të Argjentinës ndaj Kroacisë, teksa teksa nuk munguan ngacmimet për Bushin, për pjesën e gjetjes së rezultatit.

“Mesi pak ka kundra, opinioni është bindur që Mesi nuk është 35-vjeç por 20-vjeç për mënyrën si luan. Kur themi Argjentina themi Mesi. Duhet të fitojë Kupën e Botës, për t’i përmbyllur të gjithë. Sot ka qenë kualifikim i merituar.

Bixhoz pa lekë, të gjithë i gjejnë rezultatet, puna është kur vihen lekët (ngacmim për Bushin). Kemi thënë që Argjentina është një ndër favoritet. Mesi do t’i thyej të gjitha rekordet po fitoi Kupën e Botës, nuk besoj se do ta arrijë njeri”, u shpreh Duro.

Megjithate tashme atij i duhet ta fitoje kete Boteror, per te koleksionuar te vetmin trofe qe i mungon ne karrieren e tij. Argjentina pret te mesoje neser ne darke emrin e kundershtarit dhe me pas te beje planet per ta mundur ate ne finalen e se dieles.