Trajneri i mirënjohur shqiptar Shpëtim Duro, bëri një analizë të hollësishme në emisionin “Sport News” të drejtuar , teksa vetëm dy afrime të Dinamos i cilësoi me vlera.

Ish-tekniku i shumë skuadrave në vendin tonë, i qëndroi edhe njëherë tjetër faktit se në merkaton e dimrit është e vështirë të gjesh lojtarë të mirë nga tregu i huaj, ndërsa është kundër huazimeve disa mujore.

Gjithashtu, Duro analizoi edhe gjysmën e kampionatit, teksa sheh një Tiranë të konsoliduar në krye. Sa i takon Partizanit, nëse nuk avancon më tej në Kupën e Shqipërisë, sezoni për të kuqtë mbyllet që në shkurt.

Pretendentët – “Janë skuadra që kanë dalë nga pretendimet e viteve të kaluara, Partizani e Teuta që pritej shumë prej tyre. Është Tirana që me meritë kryeson. Laçi dihej që do ishte se edhe vjet ishte pretendent dhe në verë ishte skuadër shumë e fortë. Vetëm fillimi i kampionatit bëri që të ishte në këtë situatë pas Tiranës.

Pritej më shumë prej Vllaznisë duke pasur parasysh kontingjentin e sezonit të kaluar e përforcimet, nuk është aty ku duhet. Edhe Kukësi. Janë katër skuadra të konfiguruara në pjesën e sipërme të klasifikimit, të shohim kush do të jetë ajo që do të ndjekë më afër Tiranën.

Vllaznia nuk ka ndryshime, është ajo skuadër e gjysmës së parë, bilës ajo që vlen është se duhej të ishte në vendin e parë. Vllaznia që ka pasur të njëjtën skuadër me edicionin e kaluar, ka katër prurjet që janë lojtarët më të mirë: Dianje, Hakaj, Latifi e Aralica. Nuk kanë pasur nevojë të ambientohen se ishin më të mirët, ndaj rezultatet duhej të ishin më të larta. Por ta shohim si do të reagojnë në vijim”.