Pas dy diteve pushim, Vllaznia do t’i rikthehet neser serish stervitjes per te vijuar me programin e zakonshem te pergatitjeve per ndeshjen e rradhes, e cila eshte ajo e kthimit e Kupes se Shqiperise ndaj Pogradecit qe do te luhet te merkuren e ardhshme.

Futbollistet dhe stafi teknik i kuqebluve do te takohen sebashku serish qe prej momentit te kthimit nga Rrogozhina nga ndeshja me Egnatian e cila prodhoi dhe jo pak polemika.

Me siguri qe neser do te kete edhe nje analize teknike te asaj ndeshje e me pas do te nise edhe stervitja. E cila ne fakt do te zhvillohet serish ne te njejten fushe stervitore ne te cilen ekipi eshte stervitur edhe me perpara, ate te Golemit sepse per momentin nuk ka fushe tjeter.

E nese trajneri Brdariç u ankua per fushen pas ndeshjes me Egnatian, kjo nuk vlen sepse ajo eshte aktualisht fusha me e mire stervitore dhe per momentin as drejtuesit nuk mund t’i ofrojne zgjidhje tjeter.

Edhe nese duan drejtuesit, deri ne Kamez nuk ka fushe tjeter me te mire per stervitje por per ekipin shkodran shkuarja deri atje per stervitje çdo dite eshte thuajse e pamundur dhe per kete arsye, skuadra do te jete e detyruar te mos merret me fushen, por te vijoje punen dhe te pergatise si duhet ndeshjet e rradhes./SHKODRA-SPORT.COM/