Matias Lloci, lojtari qe u stervit per 3 muaj me rradhe te Vllaznia, ka rezultuar protagonist per Teuten mbremjen e sotme. Ne ndeshjen ndaj Tiranes, ai eshte hedhur ne fushe nga trajneri Martini rreth minutes se 60-te dhe deri ne fund ka krijuar kater raste shenimi, duke shenuar dy gola dhe duke i dhene barazimin 2-2 skuadres se tij.

Nje paraqitje qe ndoshta do t’i vere para pergjegjesise drejtuesit kuqeblu megjithate kjo tashme eshte nje histori e mbyllur. Ne ndeshjen e luajtur ne “Niko Dovana”, kane qene bardheblute qe kane kaluar dy here ne avantazh.

Fillimisht ka qene Lushkja qe ka shenuar golin e pare. Ai mori topin në mesfushë dhe nga rreth 25 metra lëshon një diagonale të fortë që ndalet në rrjetën e portës durrsake. Nderkohe ne minuten e 50-te nje aksion spektakolar i Haxhiut nga e djathta, pasimi i tij gjen në shtyllën e dytë Abazajn i cili nuk gabon duke dyfishuar shifrat.

Nderkohe ne minuten e 79-te pas nje harkimi nga e majta e sulmit të durrsakëve në shtyllën e dytë, Lloci me një devijim spektakolar çon sferën në rrjetë. Po ky futbollist dy minuta me vone me koke do te shenonte edhe golin e dyte, madje ne nje rast me vone ishte edhe prane golit te trete dhe te fitores.

Perfundimisht 2-2 dhe dy ekipet ndajne nga nje pike. Tirana ngjitet ne kuoten e 30 pikeve dhe mban serish vendin e trete te renditjes, nderkohe qe Teuta tashme ka 17 pike dhe vazhdon te mbetet serish ne vendin e fundit.