Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk ia del te shkoje ne finalen e Kupes se Shqiperise te ketij sezoni. Kjo sepse kundershtari i saj ne gjysmefinale- Beselidhja, ka rezultuar shume e forte per te dhe si rrjedhoje ne ndeshjen e luajtur ne sallen sportive “Feti Borova” lezhjanet kane fituar me rezultatin e pergjithshem 106-89.

Ndeshja ka nisur me mire per ta dhe si rrjedhoje ka arritur ta mbyllin perioden e pare me rezultatin 27-17. Epersia e Beselidhjes ka ardhur duke u thelluar dhe ne te dyten jane serish ata qe fituan 29-22 dhe ne kete menyre shkon ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 17 pikesh ne favorin e saj.

Ne te treten e fillon serish mire dhe arrin ta çoje diferencen mbi 20 pike, por disa pike te njepasnjeshme te shenuara nga Tucker e kane ngushtuar ate deri ne 13 por jo me shume nderkohe qe perioda e trete do te mbyllej ne shifrat 25-24 ne favor te Vllaznise.

Ne te katerten luan me mire skuadra lezhjane e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali qe e fiton ate 21-20 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 106-89 duke u kualifikuar ne kete menyre per ne finalen e Kupes se Shqiperise te ketij sezoni.

Pikeshenuesi me i mire per Vllaznine ne kete ndeshje ka qene Tucker me 24 pike, ndersa Rakaj ka shenuar 20, Gjeçaj 18, Saab 15, Wilkins 7 dhe Kopliku 3 pike./SHKODRA-SPORT.COM/