Analiza e shifrave tregon se sa i rëndësishëm është kualifikimi me Shamrok Rovers edhe në aspektin financiar të klubit.

“Panorama Sport” ka mësuar se për këtë arsye presidenca e Teutës ka akorduar 150 mijë euro premio për ekipin në rast kualifikimi ndaj irlandezëve.

Kështu që jo vetëm klubi, por edhe vetë lojtarët dhe stafet kanë mundësi që sot të mbushin “xhepat”.

Rezultati i ndeshjes së parë, ku u mundën 1-0 në transfertë, e bën mision të mundshëm kualifikimin e Tutës sot në “Elbasan Arena”.

Kështu që “djemtë e detit” e kanë vetë në dorë takimin me historinë e skuadrës, si dhe mbushjen e “xhepave” të tyre dhe arkës së klubit.