Teuta ka mposhtur Bylisin me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme në javën e 20-të të Kategorisë Superiore.
Në minutën e 23’ të sfidës Teuta pati shansin e artë të kalonte në avantazh me Beqjan por traversa i mohoi golin e sigurt. Ndërsa mundësia më e mirë për Bylisin ishte në minutën e 32’ me japonezin Doi i cili goditi drejt portës por topi u prit nga portieri Qirko.
Kështu pjesa e parë u mbyll pa gola në “Niko Dovana”.
Dy rastet më të mira për ballshiotët ishin në minutën e 69’ dhe 70’ me Felipe Sozën dhe Eskerdinjën të cilët gabuan me shënjestrën. Ndërsa sfida u zhbllokua në të 77-ën me Goxhajn pas një krosimi të Arbër Çyrbjas. Përpara se të mbyllej koha e rregullt, Lajthia pati mundësinë që të barazonte rezultatin por nuk arriti të shënonte pasi topi shkoi mbi traversë.
Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e 7-të ndërsa Bylisi pozicionohet në të 8-in.
TEUTA 1-0 BYLIS
77′ Goxha