HomePA KATEGORIDy ditë pushim, por brazilianët e Vllaznisë nisin përgatitjet për Partizanin

Dy ditë pushim, por brazilianët e Vllaznisë nisin përgatitjet për Partizanin

Në Shkodër nuk e kanë besuar as vetë se skuadra do të ishte bashkëkryesuese për vendin e parë. Vllaznia ka aktualisht 12 pikë, ndërsa në Shkodër javën që vjen do të jetë mysafir skuadra e Partizanit, një rival për titullin këtë sezon.

Trajneri Mirsad Jonuz, pas fitores së madhe me Kukësin e ka shpërblyer skuadrën me dy ditë pushim, ndërsa nuk ndodh kështu me lojtarët e huaj, e sidomos brazilianët.

Kështu  njëri prej tyre ai që mund të cilësohet deri më tani si zbulim në Shkodër, Hygor ka nisur nga puna e së bashku me Dos Santosin janë vënë nën urdhrat e mjekut fizioterapistin Ilirjan Haxhaja.

Të dy futbollistët janë duke u rigjeneruar pasi në sfidën ndaj të kuqve, në Shkodër duan me patjetër marrjen e 3 pikëve, aq më tepër që tashmë “oreksi” është rritur dhe synimi kryesor është një vend në Kupat e Europës.

Vllaznia pritet që të rikthehet nesër në stërvitje, ku gjatë javës mund të ketë edhe ndonjë miqëosre, por këtë pritet që ta vendosë trajneri Mirsad Jonuz.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments