Në Shkodër nuk e kanë besuar as vetë se skuadra do të ishte bashkëkryesuese për vendin e parë. Vllaznia ka aktualisht 12 pikë, ndërsa në Shkodër javën që vjen do të jetë mysafir skuadra e Partizanit, një rival për titullin këtë sezon.

Trajneri Mirsad Jonuz, pas fitores së madhe me Kukësin e ka shpërblyer skuadrën me dy ditë pushim, ndërsa nuk ndodh kështu me lojtarët e huaj, e sidomos brazilianët.

Kështu  njëri prej tyre ai që mund të cilësohet deri më tani si zbulim në Shkodër, Hygor ka nisur nga puna e së bashku me Dos Santosin janë vënë nën urdhrat e mjekut fizioterapistin Ilirjan Haxhaja.

Të dy futbollistët janë duke u rigjeneruar pasi në sfidën ndaj të kuqve, në Shkodër duan me patjetër marrjen e 3 pikëve, aq më tepër që tashmë “oreksi” është rritur dhe synimi kryesor është një vend në Kupat e Europës.

Vllaznia pritet që të rikthehet nesër në stërvitje, ku gjatë javës mund të ketë edhe ndonjë miqëosre, por këtë pritet që ta vendosë trajneri Mirsad Jonuz.