Nga Endri ÇINARI

Në çmimet e fundvitit të organizuara nga “Shkodra Sport” ai u vlerësua si një nga talentet e vitit. Fjala është për Demian Çunin, xhudistin shkodran që shkëlqeu në vitin që po mbyllet.

Në një prononcim për gazetën ai shprehet i gëzuar për këtë vlerësim. Ku ndër të tjera përveç suksesit, tregon edhe pasionin e madh dhe vështirësitë që mund të ketë një sport si xhudo.

Çuni tha: “Jam i gëzuar sepse u vlerësova si një nga talentet e vitit. Dhe për këtë duhet të falenderoj të gjithë ata që më votuan dhe po ashtu “Shkodra Sport”.

Xhudo është një sport që po përhapet nga dita në ditë dhe ne arritëm suksese në vitin 2023. Një sakrificë e gjithë sportistëve, por edhe trajnerëve që gjej rastin ti shpreh mirënjohje. Gjithçka bëhet falë pasionit dhe dashamirësisë së tyre.

Viti 2024? Uroj të vijoj me suksese të tjera personale, por edhe ekipore. Xhudo siç e thashë është një sport plot sakrificë. Por edhe mjaft i bukur dhe i mbushur me pasion për mua. Ku përveç se është një sport që të zhvillon fizikisht, të bën edhe shumë të dispilinuar si person”.