Ashtu si tek kombetarja e Shqiperise te cilen shorti e perballi ne grup perpos Spanjes e Italise edhe me Kroacine, me kete te fundit do te ndeshet ne grup edhe kombetarja e prifterinjve te Shqiperise qe do te marre pjese ne “Euro 2024” futsall.

Shorti eshte hedhur pasditen e sotme, ai eshte zhvilluar online dhe permes nje transparence te plote jane mesuar edhe grupet e ketij kompeticioni, ndeshjet e te cilit do te zhvillohen ne Shkoder ne datat 5-9 shkurt.

Ne kete Europian, i 16-ti qe zhvillohet ne mes prifterinjve nga vende te ndryshme te Europes, do te marrin pjese ekipet kombetare te 17 vendeve, prej te cileve jane edhe ato te Shqiperise dhe te Kosoves.

Kombetarja shqiptare e prifterinjve do te jete pjese e grupit C bashke me Kroacine dhe Sllovenine, ndersa Kosova do te jete ne grupin E bashke me Italine, Çekine dhe Polonine.

Siç u shpreh edhe Don Mark Shtjefni ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” gjate dites se sotme, kjo do te jete nje ngjarje e veçante dhe qe pritet me shume interes ne Shkoder dhe Shqiperi. Kujtojme qe ndeshjet do te zhvillohen ne datat 5-9 shkurt ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”./SHKODRA-SPORT.COM/