Tirana humbi dje 2-1 me Kastriotin në transfertë për javën e 21 të Superligës. Sfida u vendos nga dopieta e Kaina, teksa goli i të riut bardheblu Nikqi shërbeu vetëm sa për statistika në fundin e ndeshjes.

Krutanët kanë qenë një “mace e zezë” për Tiranën këtë sezon, pasi në tre përballje i kanë marrë katër pikë. Një fitore dhe një barazim për Kastriotin, që i shkaktoi dje bardhebluve kryesues humbjen e tretë sezonale.

Me 46 pikë në krye të klasifikimit, Tirana luan përballje direkte javës që vjen me Laçin (e shtunë 16:45). Diferenca mes tyre është vetëm tri pikë, me duelin që vlen shumë për fatet e Superligës këtë edicion.

Kujtojmë se në tre humbjet e bardhebluve për këtë vit futbollistik, një prej tyre është shkaktuar nga Laçi. Sfida pritet te jete shume e forte dhe mbase edhe vendimtare per te ardhmen.