Dy ekipet e Akademisë “Djelmnia shkodran” vazhdojnë të bëjnë mirë në kampionat dhe si rrjedhojë kryesojnë me meritë renditjet e tyre si për grupmoshën U17 ashtu edhe atë U19.

Ditën e sotme ato i kanë luajtur ndeshjet e rradhës në Tiranë ndaj ekipeve respektive të Kukësit. Në ballafaqimin e 17 vjeçarëve, ekipi i drejtuar nga trajneri Arber Shytani ka fituar me rezultatin 3-1.

Ndonëse kanë qenë kukësianët ata që kanë shënuar të parët me anë të Sefilit që në minutën e 7-të, futbollistët shkodranë kanë arritur të përmbysin gjithçka duke shënuar tre gola njëri pas tjetrit.

Autorë të tyre kanë qenë futbollistët Vitaj, Buhaj dhe Zhuja. Përfundimisht 3-1 dhe “Djelmnia shkodrane” U17 kryeson e vetme renditjen me 28 pikë.

I njëjti rezultat edhe në ndeshjen e 19 vjeçarëve ku autorë të golave për ekipin shkodran kanë qenë futbollistët Serrmi, Nika dhe Mehmetaj. Ecuria e këtyre dy ekipeve duket e shkëlqyer dhe ato janë në rrugë të mbarë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm./SHKODRA-SPORT.COM/