Burreli ka mundur 1-0 Erzenin në shtëpi, në sfidën e javës së 16 në Kategorinë e Parë, grupi A. Goli i Danaj në minutën e 87 të takimit do vendoste ndeshjen, me sherrin dhe kaosin që ka shpërthyer në fushën e “Liri Ballabanit”.

Ka qenë trajneri i miqve nga Shijaku, Dorian Bubeqi që ka kundërshtuar golin për pozicion jashtë loje, duke duartrokitur dhe shkuar te anësori me ironi.

Një prej forcave të sigurisë së stadiumit ka ndëryhyrë për të shuar konfliktin dhe mbrojtur gjyqtarin, me Bubeqin që siç duket nga pamjet është kapur me këtë të fundit.

Për më shumë se 7 minuta ndeshja është ndërprerë, ndërsa ka pasur shumë sharrje, të shtyra dhe përdorim force në vijën anësore. Më pas gjithçka është qetësuar dhe Burreli ka marrë tri pikë që e çojnë sërish në krye të klasifikimit në grupin A të Kategorisë së Parë, në pritje të Dinamos ndjekëse./newsport/