Vllaznia luan neser ne transferte ndaj Kastriotit ne ndeshjen e vlefshme per javen e 25-te te Superliges shqiptare.

Per Vllaznine eshte nje ndeshje teper e rendesishme sepse nese do arrije te dale me 3-pike do ishte mjaft pozitive per vazhdimesine ne kampionat ku kane mbetur dhe 12 jave nga fundi.

Kjo ndeshje ka marre vleresimin e duhur nga stafi dhe tek Vllaznia jane besimplote per t’u rikthyer serish tek fitorja.

Kete gje e thane sot ne konference pershtyp trajneri Tomas Brdaric dhe qendermbrojtesi Dajan Shehi. Ata u shprehen optimist per marrjen e nje rezultati pozitiv dhe kthimin ne Shkoder me 3 pike.

Fitorja ne Kupe ne mesjave ka ndikuar per mire ne skuader dhe tashme lojtareve i eshte rikthyer besimi i munguar dhe tashme ata jane gati per te bere me te miren.

Andi GJURGJEJ