Ne Ballsh fillimisht “rane ne dashuri” me futbollistet shkodrane dhe pas Eridon Qardakut, firmosen edhe me Armenis Kukajn, Aleksander Trumçin, Angjelo Radovanin nderkohe qe ne prove ka qene edhe sulmuesi Joald Ivziku.

Por gjerat ditet e fundit kane ndryshuar.Ballshiotët kanë lënë të lirë edhe mbrojtësin Armenis Kukaj që firmosi pak ditë më parë.

Shkodrani që pati luajtur në elitë me skuadrën e Vllaznisë dhe në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Luftëtarit, qendroi vetëm një muaj e gjysmë në Ballsh, ndërsa nuk do të vijojë të jetë më pjesë e skuadrës bardhekuqe.

Sakaq shkodrani tjeter Ivziku, lojtari që ishte në provë nuk ka gjetur akordin te Bylisi dhe eshte larguar. Ne kete menyre, numri i futbollisteve shkodrane tek kjo skuader ka rene serish.

Drejtuesit e saj kane hapur dyert per lojtaret e rinj dhe kane bere pjese te tyre ne fakt shume te tille kohet e fundit dhe si rrjedhoje, jo per te gjithe ka patur vend./SHKODRA-SPORT.COM/