Dy ekipet Kombëtare, ai U-17 dhe ai U-18 janë grumbulluar sot në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz për seleksionimin e radhës me lojtarë të vitlindjes 2005 dhe 2006.

Nën drejtimin e trajnerëve Ervin Bulku dhe Ardi Behari lojtarët e ftuar në këtë seleksionim kanë zhvilluar fillimisht një seancë të lehtë stërvitore dhe pastaj janë ndarë në dy grupe për një miqësore.

Një ndeshje mjaft e vlefshme për dy teknikët që kanë pasur mundësi të shohin lojtarët që janë në planet e ekipeve Kombëtare në vazhdimësi e për të monitoruar progresin e secilit prej tyre.

Ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të ekipit Kombëtar U-17, por duhet theksuar se dyja skuadrat kanë treguar shpirt gare dhe konkurrencë të lartë.

Për Kombëtaren U-17 ky ishte seleksionimi i katërt për këtë vit, ndërsa stafi teknik vazhdon punën për konsolidimin e grupit dhe monitorimin e elementëve të talentuar. Edhe këtë radhë lojtarët e ftuar vinin nga ekipe të kampionatit shqiptar, por një pjesë të lojtarëve të evidentuar luajnë jashtë vendit.

Pjese e ketij grumbullimi kane qene edhe dy futbolliste te Akademise Vllaznia. Behet fjale per portierin Aron Jukaj dhe sulmuesin Kevin Dodaj te cilet mesohet se kane bere nje paraqitje te mire ne kete grumbullim.