“Abissnet Superiore” mbylli javën e saj të pestë dhe si gjithmonë “Panorama Sport”, sjell për lexuesit e saj, formacionin më të mirë dhe më të dobët të kësaj jave.

Formacioni më i mirë është i mbushur si gjithmonë me lojtarë të skuadrave fituese më së shumti, ku shihen tre lojtarë të Partizanit, nga dy të Tiranës, Erzenit dhe Vllaznisë dhe nga një të Egnatias dhe Bylisit.

Italiani i Partizanit është trajneri më i mirë i javës së pestë, jo thjesht për faktin se skuadra e tij arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Kukësit, por edhe për zgjedhjet e guximshme që bën në formacionin e kuq. Xhovani Kolela po u jep hapësirë disa të rinjve, që deri pak javë më parë nuk imagjinohej se mund të luanin pak minuta dhe jo më të ishin pjesë e titullarëve.

Nderkohe ne kete formacion bejne pjese edhe 2 futbolliste te Vllaznise e pikerisht mbrojtesi Esin Hakaj dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj qe ishte njekohesisht edhe autori i golit te vetem te fitores ndaj Kastriotit.

Pjesa tjeter e formacionit perbehet nga portieri Teqja i Bylisit, per te vazhduar me mbrojtesit e tjere perveç Hakajt qe jane Krasniqi i Erzenit dhe Bitri i Partizanit. Ne mesfushen me kater bejne pjese Hasani i Tirana, Murataj i Partizanit, Kahrimanoviç i Erzenit dhe Cara i Partizanit.

Nderkohe ne treshen e sulmit perveç Ardit Hoxhajt, ka vend edhe per Delarzh te Egnatias dhe Xhixhen e Tiranes.