Ndeshjet e javës së 13 në Kategorinë Superiore, kanë bërë lëvizje të rëndësishme në renditjen e kampionatit, ndërsa kanë nxjerrë në pah disa elementë që kanë ndikuar për mirë apo për keq në lojën e skuadrave përkatëse.
Panorama Sport ju sjell në vijim formacionet e lojtarëve më të spikatur dhe atyre që kanë zhgënjyer në këtë javë. Padyshim mes emrave më të spikatur kanë qenë ata që kanë siguruar fitoret për ekipet përkatëse, në një javë ku golat ishin me pikatore.
Ndërsa ka mes zhgënjimeve edhe emra shumë të njohur, lojtarë të cilët janë shfaqur shumë larg asaj me ët cilën kanë mësuar deri tani, apo pritet prej tyre.
Pjese e formacionit te me mireve te javes jane edhe dy futbolliste te Vllaznise. Bwhwr fjale pikerishr per Arsid Krujen qe e zevendesoi me se miri kapitenin Gurishta jo vetem me mbajtjen e shiritit ne kete ndeshje, por edhe ne fushe. Po ashtu ne mes me te mireve ka qene edhe mesfushori Fjoart Jonuzi.
Sa u përket trajnerëve, pak dyshime kishte që Mirel Josa do të mbante vendin e parë, për suksesin kundër kryesuesve të kampionatit. Ndërsa Ramadani nuk po arrin t’i japë Egnatias atë shtysën që pritej kur emërua në vend të Maganit.