Ndeshja Dinamo- Vllaznia qe do te luhet sot ne ora 19:45 ne stadiumin “Elbasan Arena” pritet me shume interes sepse dinamovitet kerkojne kthesen, nderkohe qe shkodranet duan t’i afrohen edhe me shume kreut.

Nje ndeshje e cila konsiderohet shume e rendesishme dhe e tille eshte vleresuar edhe nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit.

Ai ka perzgjedhur nje arbiter te FIFA-s per ta drejtuar kete ndeshje. Behet fjale per lezhjanin Eldorian Hamiti. Padyshim qe kjo tregon edhe per rendesine qe i kane kushtuar ketij takimi edhe ne Federate.

Nderkohe ne sistemin VAR eshte caktuar te jete Kreshnik Cjapi i kolegjiumit te Fierit. Tek Vllaznia shpresojne vetem ne drejtesi dhe fituesin ta vendose fusha e lojes./SHKODRA-SPORT.COM