Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdon më fushatën e zgjerimit me talente.

Presidenti Agim Ademi ka siguruar 2 afrime të reja nga Gjermania, teksa Arlind Rexhepi dhe Leonit Ibrahimi do të luajnë me grupmoshat e përfaqësueses së Kosovës.

Arlind Rexhepi është pjesë e skuadrës së Hamburgut në Gjermani dhe do të jetë pjesë e Kosovës U-21. Nga ana tjetër Leonit Ibrahimi është pjesë e Union Berlin dhe do të përfaqësojë përfaqësuesen U-19.

Kosova vazhdon të jetë një nga shtetet që prodhon shumë talente dhe me mënyrat e duhur mund të koleksionojë lojtarët më të mirë për skuadrën A.