Në Kategorinë e Parë ka disa ekipe me traditë që kanë investuar dhe synojnë që të rikthehen në futbollin Superiore. Por ka edhe ekipe me traditë që enden prej vitesh mes mbijetesës dhe ekzistencës siç është rasti i Elbasanit, Besës apo dhe Dinamos. Por janë edhe dy ekipe të njohura që ditët e fundit kanë kërcënuar me bojkot.

Iliria dhe Turbina nuk janë paguar, madje nga sa bëhet e ditur në kampin cërrikas është bojkotuare dhe stërvitja. Ndërkohë edhe lojtarët e Ilirisë kanë kërcënuar me bojkot, nëse nuk paguhen deri para ndeshjes me Erzenin, ka gjasa që edhe të mos dalin në fushën e lojës.

Nje situate absurde sepse vetem dy jave me pare fushe-krujasit ishin ne feste ngaqe i shkaktuan humbjen e pare Vllaznise nderkohe qe neser ndoshta nuk do te luajne ndaj kundershtarit te rradhes, qe per ironi te fatit, eshte kundershtari kryesor i shkodraneve- Erzeni.

Nga ana tjetër, cërrikasit nuk do të kenë as trajnerin e tyre Sinan bardhi të dënuar nga Disiplina në Fier dhe në një transfertë delikate dhe me shumë probleme, skuadra e verdhë do ta ketë thuajse të pamundur që të marrë pikë.

Kategoria e Parë, në çdo sezon ka shfaqur problematika, ndërsa duket se këtë vit u shfaqën edhe më shpesh ato financiare, që nuk është çudi të çojnë në bojkot ekipet duke cenuar edhe garën!