Kampionati kombetar i Superliges per 17 vjeçaret do te ule siparin pasditen e neserme me finalen qe do te luhet ne mes ekipeve te Vllaznise dhe Shenkollit.

Dy skuadrat veriore do te jene ato qe do te diskutojne çeshtjen e titullit dhe ajo çka eshte me interesantja, ne pankinat e tyre do jene dy miq te mire. Behet fjale per Edmond Doçin dhe Dritan Smajlin.

Te dy ata kane luajtur sebashku te Vllaznia dhe e kane ruajtur miqesine edhe pas futbollit, por nderkohe neser do jene “kundershtare”. Ato kane fituar ne gjysmefinale ndaj Internacionalit dhe SH.S Pepa.

Por neser ne oren 17.30 ne stadiumin e Kamzes do jene te detyruar te kerkojne fitoren ne finale dhe per t’u shpallur kampione te ketij sezoni. Ecuria e tyre e deritanishme ka qene e shkelqyer dhe tashme ka ardhur momenti per ta konkretizuar me sukses.

Kujtojme qe Vllaznia U17 nen drejtimin e Doçit perveçse eshte ne finale te kampionatit, eshte edhe ne finale te Kupes se Shqiperise, çka do te thote ka bere nje sezon perfekt dhe nese do ta konkretizoje me fitoren e ketyre dy trofeve, do te ishte diçka e mrekullueshme./SHKODRA-SPORT.COM/