Ne futbollin shqiptar ndodh shpesh qe ekipet pjesmarrese ne Kupat e Europes, te gjendura ne veshtiresi per gjetjen e lojtareve cilesore, huazojne futbolliste nga skuadra qe nuk luajne ne keto kompeticione.

Por tek Vllaznia e sivjetme nuk do te ndodhe kjo gje. Eshte vete trajneri Mirel Josa qe e ka bere te ditur nje gje te tille ne nje prononcim te dhene per mediat kur eshte shprehur:

“Problemi i aventurës europiane është tjetër, shumë ekstrem. Përse them shumë ekstrem, se duhet organizim shumë i mirë që skuadra të shkojë atje ku ishte Skënderbeu se ishte rrjedhojë pune. Unë them që skuadrat tona duhet të forcohen gradualisht dhe jo ta bëjmë një vit një skuadër, një vit një tjetër.

Ose të bëhet sa më e mira e skuadrës që kemi dhe aty ku mendon ta përforcosh, të merren cilësorë, të cilët të përballojnë edhe kompeticonin. Se të vijnë të luajnë vetëm për Europën, është katastrofe. Ai të vijë, të nënshkruajë dhe të ketë vazhdimësi për kampionat.

Me Vllazninë kemi qenë dy herë, një herë kemi kapur Intertoto dhe kemi luajtur me Zagrebin dhe jemi eliminuar nga Trabzonspor. Një herë kam qenë që kemi luajtur me një skuadër nga Malta, e eliminuam dhe kemi luajtur me Tunin e Zvicrës.

Të dy eksperiencat kanë qenë shumë të mira. Ta shohim gradualisht, të mos mendojmë të kalojmë turin e shohim çfarë kemi përballë, si do të përforcohet qoftë për kampionatin, ashtu edhe për vazhdimësinë në Europë”./SHKODRA-SPORT.COM/