Vllaznia U21 e ka mbyllur me humbje kampionatin, por gjithsesi kjo nuk ka ndikuar ne renditjen perfundimtare te kampionatit dhe ajo eshte shpallur nenkampione edhe per kete sezon.

E njejta gje kishte ndodhur edhe sezonin e kaluar dhe u perserit serish. Skuadra e drejtuar nga trajneri anglez Dean Sibson ne 30 ndeshje te luajtura ka marre 18 fitore, 6 barazime dhe 6 humbje duke grumbulluar 60 pike nderkohe qe golaverazhi i saj ishte 66-36.

Ndeshja e sotme ndaj Egnatias e cila eshte luajtur ne Rrogozhine, eshte mbyllur me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2. Kane qene ata te cilet kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Dermyshit qe ne minuten e 3-te, nderkohe qe Eraldo Dede ka barazuar per shkodranet ne minuten e 68-te.

Por Egnatia ka kaluar serish ne avantazh me ane te Hoxhes, por Elidon Dulaj ka barazuar serish per Vllaznia U21, megjithate ne fund do te ishin rrogozhinasit qe do te shenonin edhe golin e trete me ane te Kacbufit dhe ne kete menyre eshte mbyllur ndeshja me rezultatin 3-2 per ta./SHKODRA-SPORT.COM/