Vllazninë kryesuese këtë javë e pret një tjetër provë teksa nesër do të presë në Shkodër, Kukësin.

Kuqeblutë do të kërkojnë vazhdimësinë pozitive ku pas katër javëve ende nuk kanë pësuar humbjen e parë, mirëpo këtë ndeshje trajneri Tomas Brdariç do të jetë i detyruar të ndryshojë dy titullarë të tij.

Bëhet fjalë për Aleksandar Isaevski i cili në takimin e fundit të kampionatit ndaj Teutës u ndëshkua me karton të kuq dhe tashmë është i pezulluar. Por, sfida ndaj durrsakëve ka lënë edhe të tjera pasoja pasi shkodranëve iu dëmtua edhe Viktor Mateus Da Silva.

Braziliani ka probleme me kaviljen dhe në këtë formë, nuk mund të zbresë nesër në fushë ndaj verilindorëve. Mbetet për t’u parë cilët do të jenë të përzgjedhurit e Bërdariç për të zëvendësuar dy titullarët e tij. /VipSport/