Ditën e sotme në kryeqytetin e Malit të Zi është zhvilluar turneu ndërkombëtar për grupmoshat në xhudo, i emëruar “Trophy Podgorica”.

Në të kanë marrë pjesë sportistë nga shumë ekipe të Ballkanit, mes të cilëve edhe ata të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Aurora e Luigj Shkoza.

Paraqitja e tyre ka qenë shumë e mirë duke siguruar tre vende të para dhe dy të dyta. Kështu, Krista Kovaçi në peshën -28 kg, ka zënë vendin e parë, Visara Dini në peshën -40 kg ka zënë po ashtu vende të parë.

Edhe Kasandra Kovaçi në peshën -52 kg ka zënë vend të parë dhe po ashtu edhe kupën e spoetistes më të mirë për këtë grupmoshë.

Ndërkohë Laura Ndoci në peshën -40 kg ka zënë vendin e dytë dhe po ashtu vend të dytë edhe Angelos Hasani në peshën -60 kg.

Ky është një sukses i këtyre sportistëve të cilët tregojnë edhe njëherë se janë më të mirët në Rajon.
© shkodrasport.com