HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy ndeshjet e sotme të Superiores, gjykojnë Jorgji dhe Meta

Dy ndeshjet e sotme të Superiores, gjykojnë Jorgji dhe Meta

Java e 30-të e Superiores vazhdon sot me dy ndeshjet të tjera, Laçi-Kukësi dhe Flamurtari-Teuta.

Janë dy ndeshje mjaft të rëndësishme, si për zonën europiane, ashtu edhe mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

Për këto ndeshje janë zgjedhur dy nga arbitrat me më shumë përvojë në vend. Ndërkombëtari Enea Jorgji do të gjykojë në Vlorë, kurse Kridens Meta do të vërë drejtësi në sfidën mes kurbinasve dhe kuksianëve.

Sigurisht që janë ndeshje me koeficient të lartë vështirësie, ku shpresohet që gjykimi të mos bëhet faktor. / Vipsport/

Laçi-Kukësi

Kridens Meta

Flamurtari-Teuta

Enea Jorgji

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments