Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Primozh Gliha ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

Në program për Dardanët janë dy ndeshje, fillimisht në shtëpi ndaj Zvicrës më datë nëntë shtator dhe më pas në transfertë ndaj Rumanisë më datë 12 shtator.

Në listën e publikuar nga trajneri Gliha bien në sy grumbullimi i shumë emrave të rinj si Meriton Korenica, Kreshnik Hajrizi, Andi Hoti, Altin Zeqiri, Ismajl Beka dhe Valon Zumberi.

Lista e Kosovës:

Grumbullimi i Kosovës do të nisë më datë katër shtator ndërsa kujtojmë se Dardanët bëjnë pjesë në Grupi I, ku gjenden në pozita aspak të favorshme pasi janë në kuotën e tre pikëve pas katër ndeshjevetë para duke u renditur vetëm të pestët në një grup ku bëjnë pjesë Zvicra, Rumani, Izraeli, Bjellorusia dhe Andorra.