Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar ditën e sotme arritjen e akordit me trajnerin brazilian Silvinjo, i cili do të drejtojë Kombëtaren kuqezi, teksa pritet të firmosë një kontratë 18-mujore.
48-vjeçari ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta dhe brazilianin Dorival Guidoni. Të dy asistentë e Silvinjos, gjatë karrierës së tyre kanë qenë nënkampionë bote.
Braziliani 50-vjeçar, Dorival Guidoni, ishte pjesë e kombëtares “seleçao” në vitin 1998, kur Brazili u mposht në finale nga Franca. Asokohe, Guidoni, luajti një ndeshje si zëvendësues. Në të kaluarën si futbollist 50-vjeçari është aktivizuar me skuadra të njohura si Porto, Sampdoria, Selta Vigo, the, ndërkohë për sa i përket karrierës si trajner ai së fundmi ka qenë ndihmës te skuadra e Korinthias.
Ndërkohë ndihmësi tjetër Zabaleta është një emër më i njohur për publikun, teksa ishte pjesë e kombëtares argjentinase, në vitin 2014 kur u shpallën nënkampionë të Botës. Zabaleta gjithashtu ka fituar medalje ari me Argjentinën në Lojërat Olimpike 2008.
Si futbollist ai është aktivizuar me klube të njohura si Espanjol, Mançester Siti, Uest Hem. Ndërkohë me Argjentinën ka regjistruar 58 ndeshje. Kjo do të jetë eksperienca e parë e tij si ndihmës trajner.