Federata Shqiptare e Futbollit ka mirëpritur ditët e fundit në Shqipëri programin “Certificate in Football Managment” (UEFA CFM) në bashkëpunim me UEFA Academy dhe Universitetin e Lozanës. Bëhet fjalë për një program të domosdoshëm për këdo që punon në një organizatë futbollistike e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performancës.
Ky certifikim në menaxhim futbolli ofrohet nga UEFA për përfaqësuesit e federatave anëtare si edhe për përfaqësues të futbollit në nivele të ndryshme. Në këtë edicion kishte pjesëmarrës nga disa vende të botës si nga Gjermania, Hungaria, Bullgaria, Kroacia, Bullgaria, Azerbajxhani, Kosova si edhe nga FSHF apo klube të ndryshme shqiptare. Udhëheqës të programit ishin përfaqësues të UEFA Academy, Universitetit të Lozanës dhe FSHF-së.
CFM (Certificate in Football Management) synon të zhvillojë njohuritë teorike dhe praktike të një menaxheri, të rrisë performancën e një drejtuesi të lartë dhe ta afrojë atë me praktikat më të mira të futbollit europian. Pjesëmarrësit marrin leksione nga pedagogë nga universitete të rëndësishme europiane si edhe menaxherë të mëdhenj të botës së futbollit e drejtues të UEFA-s.
Eksperiencat pozitive të bashkëpunimit të vazhdueshëm me FSHF-në në të gjitha nivelet ka bërë që UEFA t’ia besojë organizimin e këtij trajnimi kaq të rëndësishëm qeverisë shqiptare të futbollit. Në sesionin hapës të programit, që u zhvillua në Durrës, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku falënderoi UEFA-n që i besoi Federatës Shqiptare organizimin e një eventi kaq të rëndësishëm për menaxhimin e futbollit.
Ne kete program kane qene pjesmarres edhe dy perfaqesues te Vllaznise, pikerisht menaxherja e pergjithshme e ekipit te femrave Matilda Matija dhe drejtori sportiv i kuqebluve Matko Djarmati.