Dy futbolliste shkodrane i kane dhene nje tjeter fitore Burrelit te drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj dhe bashke me kete fitore, i kane dhene edhe vendin e pare ne renditje. Donat Toma dhe Uendi Vecaj kane shenuar dy golat e fitores ne ndeshjen e sotme ndaj Orikut te luajtur ne stadiumin “Liri Ballabani” te Burrelit.

Ne minuten e 31-te matjanet kane fituar te drejten e nje 11-metershi. Ate ka marre persiper ta gjuaje sulmuesi Toma i cili eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjeten e portes vlonjate.

Me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e kesaj ndeshje. Ne te dyten nderkohe ka qene Vecaj ai qe do te dyfishonte shifrat ne minuten e 60-te duke mbyllur kesisoj ndeshjen ne shifrat 2-0 ne favor te Burrelit.

Me kete trepikesh, ai eshte ngjitur ne kuoten e 34 pikeve dhe ka rimarre vendin e pare ne renditje duke patur dy pike me shume sesa Dinamo qe ne fakt ka nje ndeshje me pak te luajtur. Rivaliteti ne mes ketyre dy skuadrave pritet te jete i forte deri ne fund dhe vetem sfidat direkte pritet te vendosin se cila do te jete skuadra qe do te ngjitet ne Superlige./SHKODRA-SPORT.COM/