Ka startuar sot kampionati kombetar i volejbollit per meshkuj. Nje kampionat qe ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per ekipin shkodran qe sivjet drejtohet nga trajneri Ermal Kraja.

Vllaznia arriti te marre tre piket e para ne kampionat duke mposhtur 3-0 Studentin në “Asllan Rusi”, një takim që ishte një formalitet për miqtë në dy setet e para.

Studenti u “zgjua” vetëm në setin e tretë, ku përfitoi edhe nga një ulje e ritmit nga ana e shkodranëve për të rivalizuar, por ishte vonë. Edhe pse loja u bë interesante dhe me rivalitet, pikët shtesë ishin të Vllaznisë, që fitoi 30-28 setin e tretë.

Ne kete menyre, nisja e kampionatit ka qene ajo e duhura per kuqeblute. Objektivi i tyre padyshim qe eshte renditja ne mes ekipeve me te mira te kampionatit edhe sivjet, duke lene pas njehere e mire ate paraqitje jodinjitoze te sezonit te kaluar.