HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy shkodranë kampionë të Egnatias, Sherri dhe Fangaj vijojnë bisedimet për rinovimin

Dy shkodranë kampionë të Egnatias, Sherri dhe Fangaj vijojnë bisedimet për rinovimin

Egnatia është e “zhytur” e gjitha në procesin e konfigurimit të skuadrës për aventurën europiane. Përpos bisedimeve që drejtuesit kanë nisur për të përforcuar ekipin me futbollistë të rinj, njëkohësisht po punojnë edhe për rinovimin e kontratave me disa lojtarë.

Kjo nismë bëhet për të ruajtur boshtin e ekipit kampion, por edhe për të mos i humbur lojtarët në fjalë me parametra zero. Alen Sherri dhe Abdurrahman Fangaj prej kohesh janë në diskutime me klubin për të vendosur mbi të ardhmen e tyre.

Shkodranët kanë shprehur dëshirën për të qëndruar, por rinovimi i tyre do të pasohet me një rritje të konsiderueshme të pagës. Palët janë në bisedime dhe para 30 qershorit pritet të qartësohet gjithçka mbi të ardhmen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments