Tirana kryen nje transferte te rendesishme dhe ben te sajin nje tjeter lojtar cilesor. Regi Lushkja është zyrtarisht pjesë e klubit të Tiranës!

Afrimi i mesfushorit të “bardheblutë” është bërë publik nga kryeqytetasit përmes një videoje në rrjetet sociale. “Regi është një nga ne. Mirëseerdhe Regi Lushkja!”-shkruhet krahas videos të publikuar nga Tirana.

Lushkja rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pas më pak se një viti, pas në shkurt të 2022-shit mesfushori u transferua nga Laçi te Sheriff Tiraspol.Eksperienca e 26-vjeçarit në Moldavi nuk rezultoi shumë produktive, pasi për shkak të dëmtimeve luajti shumë pak dhe tashmë rikthehet sërish në Shqipëri.

Ne fakt ate e tentoi edhe Partizani por ne fund kane qene kampionet ne fuqi te vendit qe e kane bere te vetin, me zyrtazimin pak minuta me pare si futbollisti me i ri i tyre.