Real Madridi ëshë i vetëdijshëm se duhet të kërkojë një mbrojtës të ri të djathtë për të luftuar për titullin dhe me Carvajal përsëri të dëmtuar, probleme po shfaqen për konkurencën në këtë krah.

Lucas Vasquez rinovoi disa muaj më parë për ta pasur si opsion në korsinë e djathë kur “2” nuk ishte në dispozicion, por nga bordi drejtues, spanjolli nuk konsiderohet më një opsion për të qenë titullar të sezonet e ardhshme.

Teksa jemi në pritje të merkatos dimërore, ideja e “merenguez” është të transferojë një mbrojtës tipik të djathtë dhe tani kanë nisur kërkimet.

Max Aarons nga Norwich dhe Diego Dalot, janë disa nga lojtarët që janë në orbitën e “galaktikëve”, të rinj, por me shumë talent që mund t’i bëjnë punë Ancelottit.