Ditet e para te vitit te ri perkojne me nje ngjarje te veçante per ish- futbollistin dhe ish- trajnerin e Vllaznise Edi Martini. Sot ai mbush 47 vjeç dhe padyshim që këtë ditë do ta festojë ashtu siç di ai me njerezit e tij te dashur.

Ai ka lindur me 2 janar 1975 ne Shkoder dhe me kalimin e viteve do te behej nje emer shume i spikatur i futbollit shkodran dhe jo vetem. Si rrjedhoje, kuptohet që nuk do t’i mungojnë edhe urimet sepse kemi të bëjmë me një figurë shumë popullore dhe të dashur për të gjithë.

Me klasin e tij të lartë si futbollist, ka fituar duartrokitjet jo vetëm të tifozëve të Vllaznisë por edhe të mbarë vendit. Ai jo me kot eshte konsideruar si nje nga futbollistet me te talentuar te skuadres shkodrane pas viteve ’90.

Jo me kot, gjate vitit 2019 u vleresuar nga Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta me titullin e larte “Mjeshter i Madh” ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia.

Nderkohe prej disa sezonesh po ben edhe detyren e trajnerit teksa aktualisht drejton Teuten, ekip me te cilin ka fituar 4 trofe ne dy vitet e fundit. Gazeta “Shkodra “Sport” i uron Edi Martinit edhe 100 vite te tjera te lumtura!