Vllaznia ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Partizanin. Skuadra shkodrane ka marrë ngarkesën e duhur nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa.

Kjo seancë është zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”. Atmosfera në skuadër është pozitive dhe të gjithë janë gati për të dhënë maksimumin kundër Partizanit. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të të kuqve thuhej:

“Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” seancën stërvitore të rradhës duke vijuar kësisoj përgatitjet për takimin e rradhës për kampionat, atë që do të luajë ditën e premte në transfertë ndaj Partizanit”.

Kujtojmë që Vllaznia do të luajë në transfertë të premten kundër të kuqve në orën 16:00. Nisur nga fakti qe ndeshja do te luhet ne nje fushe me bar sintetik, edhe stervitja e kuqebluve gjate kesaj jave eshte zhvilluar ne nje fushe te tille per t’iu pershtatur edhe me shume asaj.