Shqipëria ka nisur me një humbje minimale pjesëmarrjen e saj në eliminatoret e EURO 2024. Kuqezinjtë janë mposhtur në Varshavë përballë Polonisë me shifrat 1-0, pas një dueli ku në fakt mund të merrnin diçka më shumë pasi nuk luajtën si inferiorë ndaj vendasve.

Polonia vuri rrallëherë në vështirësi Shqipërinë në pjesën e parë të takimit, ku skuadra e SIlvinjos dukej në kontroll të plotë dhe kishte kufizuar veprimet e Levandovskit & Co. Por pikërisht në fundin e këtij fraksioni loje, një pavëmendje në prapavijë solli edhe golin e Svidierskit.

Pjesa e dytë pa Shqipërinë të sulmonte më shumë dhe të afrohej disa herë te goli me lojtarë si Uzuni e Asllani. Por Sheznji bëri disa pritje vendimtare, duke shmangur barazimin ndërsa në fund Uzuni humbi një mundësi të artë për të shënuar,.

Kështu, Shqipëria e nis pa pikë rrugëtimin e saj pas ndeshjeve të para në një grup që duket shumë më konkurrues se sa mendohej.

POLONI-SHQIPËRI 1-0
41′ Sviderski