Dy trajnerët shkodranë, Endri Jukni dhe Fatjon Çekini, kanë qenë të përzgjedhurit e FSHV për një trajnim të realizuar në Itali.

Dy trajnerët shkodranë Jukni dhe Çekini i janë bashkuar ekipit të Kombëtares së Italisë, e cila është edhe kampione bote në volejboll për meshkuj, ku kanë assistuar në trajnimet e tyre në Itali.

Nga sa thuhet, ky projekt është një bashkëpunim mes dy Federatave të Volejbollit, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Italisë.

Nga sa bëhet e ditur, për dy trajnerët shkodranë Jukni dhe Çekini, kjo është një eksperiencë me vlera të mëdha në prag të aktiviteteve ballkanike, ku FSHV do të jetë organizatore dhe pjesëmarrëse me dy grupmoshat U-17 dhe U-19 për djem.
Maringlen ZHIVANI