Dy volejbolliste te Vllaznise jane pjese e kombetares U21 ne grumbullimin e saj te rradhes. Grumbullim ky qe po zhvillohet ne qytetin e Korçes, ne kuadrin e pergatitjeve per nje aktivitet ballkanik qe do te zhvillohet ne Bosnje- Hercegovine ne datat 2-6 gusht.

Pjese e kombetares kuqezi jane pikerisht volejbollistet Paola Gjyshja dhe Sara Malaj. Te dy keto lojtare luajne ne pozicionin e qendres dhe dallohen per shume aftesi te mira, nderkohe qe nje element te rendesishem kane edhe shtatelartesine e tyre.

Padyshim jane dy volejbolliste te cilat po spikasin prej vitesh te Vllaznia, fillimisht me ekipet zinxhir teksa kane fituar edhe disa tituj kampione, nderkohe qe tashme jane edhe pjese e ekipit te te rriturave.

Grumbullimi me kombetaren U21 eshte nje nxitje me shume per te bere edhe me mire ne karrieren e tyre sepse jane dy elemente qe premtojne shume per te ardhmen.
Gjergj KOLA