Lajmi i ndarjes nga jeta i trajnerit te shekullit per atletiken shkodrane- Vildan Tufit, ka deshperuar te gjithe shkodranet dhe jo vetem.

Ne mes atyre qe kane dashur te shprehin ngushellimet per nje humbje te tille, ka qene edhe kryebashkiakja Voltana Ademi e cila permes nje postimi ne faqen e saj, i ka shprehur ngushellimet familjes Tufi per humbjen e njeriut te saj te dashur.

“Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta!

Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai.

E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli për t’u larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht.

Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.

Pushofsh në paqe Profesor Vili!

Do të na mungosh!”