Profesor Vildan nuk e fitoi betejen e rradhes. Mjeshtri i Madh i Atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare, pak minuta me pare na ka lene lamtumiren.

Trajneri i mirenjohur i Vllaznise nuk ka arritur te fitoje betejen me semundjen qe e kishte pushtuar keto muajt e fundit dhe ndonese dukej optimist, nuk ia ka dale.

Familja Tufi ka njoftuar ndarjen nga jeta te tij dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta asaj per humbjen e njeriut te saj te dashur, por edhe komunitetit te atletikes shkodrane per humbjen e njerit prej pjestareve me dinjitoze te saj!

Vildan Tufi ka lindur në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.

Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesmarrëse në Lojërat Olimpike në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare.

Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë që kampioni i madh i tretë është Izmir Smajlaj me të cilin arriti madje të shpallej edhe Kampion Europe. Ne plan kishte qe me sportisten Erisa Rrasa te arrinte te tjera suksese dhe te shkonte serish ne Olimpiade, por kete here planet mbeten pergjysem. Lamtumire profesor Vili!